MIA premton ndihmë për Prishtinën për “Rrugën A” dhe përfundimin e hartës zonale

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, është pritur në takim nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Abdixhiku ka premtuar ndihmë për Prishtinën në disa projekte infrastrukturore.

“Në këtë vizitë, të parën në komunën e Prishtinës, Abdixhiku theksoi vendosmërinë e tij për ta trajtuar kryeqytetin me prioritet. Prandaj tha se do të shtyjë përpara realizimin e rrugës A, përfundimin e hartës zonale si dhe rishikimin e planeve dinamike të projekteve të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë, për të cilat përgjegjëse është MIA”, thuhet në komunikatë.

Më tutje, Abdixhiku ka thënë se është i hapur për bashkëpunim në projekte, për t’i ofruar ndihmë Prishtinës, brenda kompetencave e kapaciteteve dhe për të njëjtën është pajtuar edhe kryetari Ahmeti.

Të ngjashme