Michel: Mbështesim idenë për një konferencë për Kosovën dhe Serbinë

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 14:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është deklaruar se mbështesin idenë për realizimin e një konference për Kosovën dhe Serbinë.

Ai është shprehur se ka parë edhe ndër shtete të tjera se kjo ide ka marrë mbështetje.

“Dua të jem shumë i qartë. Mbështesim përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell dhe mbështesim idenë që të ketë një konferencë. Shohim shtete që i japin përkrahje, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,  është shprehur Michel.

“Shohim disa vështirësi që kanë bërë të ketë tensionim. Është koha për një lëvizje globale dhe hapa konkret për normalizim”.

“Është me rëndësi që ta bëjmë më të mirën bashkë me Ballkanin Perëndimor, për Ballkanin Perëndimor”.

Të ngjashme