Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump javën e ardhshme, tha zyra e saj të martën, pa dhënë një shpjegim për vendimin e saj.

“Ish-Presidenti Barack Obama është konfirmuar të marrë pjesë në ceremoninë e 60-të të inaugurimit. Ish-Zonja e Parë Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e ardhshëm”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Barack dhe Michelle Obama.

Vendimi për të hequr dorë nga pjesëmarrja në betimin zyrtar të Trump është një thyerje e traditës për ceremoninë, në të cilën zakonisht marrin pjesë ish-presidentët dhe gratë e tyre.

Ish-presidenti George W. Bush dhe Laura Bush do të marrin pjesë në inaugurim, tha zyra e tij.

Michelle Obama gjithashtu nuk ishte e pranishme në ceremoninë mortore të ish-presidentin Jimmy Carter javën e kaluar, duke qëndruar në Hawaii.

Michelle Obama ka folur hapur për armiqësinë e saj ndaj Trump, të cilin e ka akuzuar se ka vënë në rrezik sigurinë e familjes së saj përmes retorikës së tij.

Në vitet më pas, ajo foli për përvojën e të ndenjurit në skenë ndërsa Trump u inaugurua.

Të ngjashme