Solitaire u prezantua në vitin 1990, si pjesë e platformës Windows 3.0, ndërsa qëllimi i lansimit ishte që përdoruesit të mësojnë ta përdorin miun. Prej atëherë Solitaire ka qenë një nga tiparet kryesore të Windows. Loja vetëm në vitin 2012 e pati një ridizajnim të konsiderueshëm, u bë pjesë e Microsoft Solitaire Collection dhe e mundësoi ruajtjen e progresit, më shumë opsione por edhe reklama, shkruan Neowin.
Microsoft Solitaire tani ka hyrë zyrtarisht në World Video Game Hall of Fame, së bashku me lojërat Mortal Kombat, Super Mario Kart dhe Collossal Cave Adventure.
“Loja ka dëshmuar se ndonjëherë lojërat analoge mund të jenë edhe më të popullarizuara në botën digjitale dhe tregoi se ekziston tregu për lojëra që janë të përshtatshme për përdoruesit e të gjithë llojeve. Në shumë mënyra, Microsoft Solitaire ndihmoi në popullarizimin e tregut të gamingut të përkohshëm/rekreativ, i cili tani është shumë i popullarizuar”, theksoi Jeremy Saucier – nënkryetar për lojëra dhe interpretim elektronik në kompaninë/muzeun The Strong, e cila e mban World Video Game Hall of Fame.
Katër lojërat më të reja që kanë hyrë në “Hall of Fame”, iu bashkuan titujve që këtë nder e kishin fituar më parë, si Super Mario Bros, Tetris, The Oregon Trail, Halo: Combat Evolved, Street Fighter II, The Legend of Zelda , DOOM etj.