Miftaraj: Çka janë këto piskama, pse kjo gjuhë e urrejtjes, pse po tuten kaq shumë?
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtës (IKD), Ehat Miftaraj ka thënë se nëse procesi ka qenë i drejtë, i lirë e pa mashtrime në Mitrovicë, atëherë për këtë disa eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë arsye për tu bërë nervoz.
“Nëse procesi ka qenë i drejtë, i lirë dhe pa mashtrime në Mitrovicë nuk kanë nevojë mu ba kaq nervoz disa eksponentë të LVV. Çka janë këto piskama, pse kjo gjuhë e urrejtjes, pse po tuten kaq shumë? Së paku Mefi të kete besim ne prokurori pasi i njejti ka pas me qindra foto, ndeja e shoqeri deri ne mengjes me keta prokuroret qe sot po i shan. Sa hyri Mefi ne LVV e fshiu Facebookin nga shoket prokurore e policë. Mefi keta prokurore dhe polic qe po i shan jane shoket qe i ke mbrojtur nga LVV sa ke qene “gazetar i pavarur”.”, ka shkruar Miftaraj.