Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka quajtur të kot reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për fluksin e kosovarëve drejtë Shqipërisë gjatë fundjavës.
Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka thënë se reagimi i Qeverisë është shumë kot.
“Ama a flasim drejtë, kafja shijon më shumë në bregdet! E kur kafja pihet në Shqipëri, shpirti të kënaqet, e ndjen, e përjeton! E nëse flasim edhe më drejtë, arsyetimi i qeverisë kot fare, ama shumë kot bre. Ma mirë mos fol, e mos na ofendo inteligjencën”, ka shkruar Miftaraj.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, po ashtu përmes një postimi në Facebook, duke folur për fluksin e madh të kosovarëve drejtë Shqipërisë, ka thënë se masat mund të jenë i ndikuar nga masat, por nuk është i shkaktuar e gjitha vetëm nga masat.