Miftaraj kritikon Qeverinë për qasje ndaj opozitës dhe mediave: Rroftë klasa e urtë dhe e dëgjueshme popullore

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, e ka kritikuar Qeverinë për qasjen ndaj opozitës, mediave dhe shoqërisë civile.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka shkruar se Kosovës s’i ka mbetur tjetër veçse ta shpallë Vetëvendosjen parti-shtet.

“Rroftë proletariati dhe klasa e urtë dhe e dëgjueshme popullore”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me logjiken se PDK, LDK dhe AAK e kane shkaterru Kosoven per 20 vite, spo na mbetet alternative tjeter veq se me shpall VV-në Parti-Shtet!

Skemi nevoje per opozite se jane te korruptuar dhe e kane shkaterru vendin, skemi nevoje per media kritike se i sherbejne Serbise, skemi nevoje per shoqeri civile se ata vrapojne pas fondeve dhe jane pro-amerikan ose pro-evropian.

Poshtë imperializmi amerikano-evropian, rrnofte proletariati dhe klasa e urte dhe e degjueshme popullore.

Të ngjashme