Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas raportimit se djali i deputetit Haxhi Shala është emëruar si konsull i përgjithshëm në Pragë, përcjell Ekonomia Online
Ky emërim po pretendohet se është si rrjedhojë e pazarit të mesnatës së 3 qershorit mes presidentit Thaçi, kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj dhe deputeti Haxhi Shala, pas të cilit ky i fundit ndryshoi qëndrim duke dhënë votën vendimtare për qeverinë Hoti.
Miftaraj duke ironizuar ka pyetur se sa do të na kushtojë gjygymi i çajit qe e kanë pi Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj te Haxhi Shala në Malishevë.
Postimi i plotë i Ehat Miftaraj:
Sa kushton nje gjygym caj per nje katunar ne Drenice, Llap apo Vushtrri per nje familje kater anetareshe, duke perfshi sheqerin dhe nga nje cope limon? Maksimumi 2 euro.
Sa do te na kushtoj neve popullit te Kosoves, gjygymi i cajit qe e ka pi Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj te Haxhi Shala ne Malisheve???
Nje matematike e thjeshte. Paga e konsullit nese nuk gaboj eshte 3200 Euro ne muaj. Mandati eshte tre vite, qe nenkupton 115.200 Euro vetem page.
I paguhet qeraja e baneses, qe minimum do te jete le te themi 700 euro ne muaj. Mbi 25.000 Euro.
Biletat e aeroplanit, shpenzime tjera gjate qendrimit ne misionin diplomatik per tre vite se paku 20.000 euro.
115,200 Paga
25.000 Qeraja
20.000 Shpenzime tjera
160.200 EURO. Totali.
Naten e mire.