Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas vendimit që ka marrë qeveria për të pezulluar vendimin për tiketën prej 5 eurove, raporton Gazeta Express.
Ai këtë vendim e ka komentuar përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook.
“Tërhiqet Qeveria, pezullohet marrëveshja për tiketën 5 euroshe! Qeveria gjatë qeverisjes mund te marr vendime te gabuara, mund te marr vendime korruptive, por ajo qe dallon nje qeveri me integritet dhe nuk e perkrah monopolin dhe aferat korruptive eshte nese e njejta qeveri reflekton”, ka shkruar ai.
“Qeveria sot paska reflektuar dhe kjo eshte mire si per sundimin e ligjit, qeverisjen e mire, po ashtu edhe per kthimin e besimit te publikut ne shtet ligjor. Vendim per tu pershendetur. 10 milione Euro per pese vite, padyshim se di ishte njolle e keqe per secilen qeveri”, tha i njëjti.