Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj ka reaguar ndaj raportimeve të drejtuesve të portalit Insajder, se janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës lidhur me hulumtimin e publikuar dje e ku njoftohej se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka refuzuar që të nënshkruaj kontratën për sigurimin e 500 mijë vaksinave nga Pfizer&BionTech.
Miftaraj ka shkruar se me “këtë sistem të drejtësisë garancat kushtetuese dhe ligjore janë vetëm letër pa vlerë”.
“Demokracia rrezikohet rende sa here ka perpjekje me kufizu lirine e shprehjes. Me kete sistem te drejtesise garancat kushtetuese dhe ligjore jane vetem leter pa vlere. Siguria juridike eshte baza e demokracise. Ne Kosove ska siguri juridike e me kete ska as demokraci”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.