Sinisha Mihajloviç duket se synon që të aktivizojë Arlind Ajetin si titullar gjatë këtij sezoni. Për këtë arsye, ai i ka kushtuar vëmendje të madhe mbrojtësit 22 vjeçar shqiptar i cili nënshkroi një javë me parë me skuadrën e Torinos.
Sinisha Mihajloviç, Trajneri serb i Torinos, ka caktuar një ekspert të mirëfilltë të mbrojtjes që të shërbejë si “mësues” për futbollistin shqiptar, Arlind Ajetin, në ditët e para te skuadra e re,
Sipas “Toro News”, Mihajloviç ka vendosur që 35 vjeçari Emiliano Moretti të monitorojë futbollistin shqiptar dhe t’i mësojë atij hilet e zanatit në formacionin e ri ku Ajeti pritet të jetë një nga titullarët në rreshtimin me katër në prapavijë.
Moreti ka luajtur gjatë karrierës me skuadra të njohura si Fiorentina, Juventus, Valencia e Genoa para se të zbarkonte në Torino.
Normalisht, “veterani” është një konkurrent direkt me Ajetin për vendin në formacion, por ai është udhëzuar që këtë konkurrencë ta përdorë për t’i mësuar sa më shumë lojtarit shqiptar gjatë stërvitjeve.