Mihajloviq: S’kemi luks që ta presim trenin për BE

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Serbia dhe i gjithë rajoni janë pjesë e Evropës, Serbia dëshiron paqe dhe bashkëpunim me fqinjët e saj, dëshiron të ndajë dhe të jetë pjesë e vlerave evropiane dhe të punojë për të zbatuar të gjitha standardet evropiane, kryesisht në interes të qytetarëve të saj.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq.

Duke reaguar ndaj një deklarate të ministres franceze përgjegjëse për BE-në, Natali Loazo sipas së cilës gjendja aktuale e BE nuk lejon anëtarësime të reja,, Mihajloviq tha në një deklaratë për media se është e bindur se Serbia dhe i gjithë rajoni ynë kanë vlerat që mund të kontribuojnë në Bashkimin Evropian, standardeve për t’i bërë vendet tona edhe më efikase për qytetarët e tyre “.

“Qytetarët e Serbisë duhet të jetojnë, nuk kemi luksin që të kalojmë kohën në dhomën e pritjes duke pritur një tren për Bashkimin Evropian, i cili nuk do të shfaqet në kohën e duhur”.

Të ngjashme