Mijëra gjermanë në prag të zgjedhjeve në BE manifestojnë kundër nacionalizmit

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Një javë para zgjedhjeve për në Parlamentin Europian, mijëra mbështetës të Bashkimit Europian manifestuan në disa qytete gjermane në mbështetje të unitetit europian dhe kundër nacionalizmit.

Protestuesit në Berlin dhe Këln mbanin flamurë të BE-së dhe pankarta, ku kërkonin një Europë solidariteti në vend të një Europe nacionaliste.

Të paktën 50 000 pjesëmarrës ishin në Berlin, të cilët manifestuan nën moton ”Europë për të gjithë – zëri yt kundër nacionalizmit”.

Nga 23-26 maj zhvillohen zgjedhjet për në Parlamentin Europian, ku pritet që kandidatët e së djathtës ekstreme të mobilizojnë votuesit nacionalistë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme