Mijëra protestues në Hong Kong në mbështetje të policisë

Prishtinë | 20 Kor 2019 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në Hong Kong të shtunën, për të mbështetur policinë e vendit dhe për të bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës, pas protestave kundër projektligjit për ekstradim që çoi në përplasje midis dy palëve.

Marshi vjen një ditë para protestës gjithëpopullore të planifikuar për të dielën, kundër Qeverisë dhe projektligjit për ekstradim të propozuar më herët, që i mundëson të akuzuarit të dërgohen në Kinë për gjykim.

Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi para protestës së të dielës nën masa të rrepta të sigurisë, transmeton rel.

Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka kërkuar falje për pakënaqësinë e shkaktuar lidhur me projektligjin për ekstradim.

Protestuesit, të shtunën, janë mbledhur para Këshillit Legjislativ me brohoritjet “Mbështetje ndaj Policisë së Hong Kongut”.

Organizatorët thanë se 316,000 protestues kanë marrë pjesë në marshin e së shtunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme