Mijëra qytetarë bëjnë homazhe pranë arkivolit të Hilmi Haradinajt

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 13:36 | Nga

Mijëra qytetarë nga vende të ndryshme kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Hilmi Haradinajt në Gllogjan.

Personalitete të shumta nga vendi dhe bota kanë qenë sot për ngushëllime në familjen Haradinaj.

Afër arkivolit kanë qëndruar në këmbë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës ndërsa për ngushëllime qytetarët i ka pritur kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me familjen e tij.

Homazhet janë zhvilluar prej orës 11:00 deri në orën 13:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme