Mijëra të evakuuar në Australi ndërsa përmbytjet janë përkeqësuar

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Mbi 18,000 australianë janë evakuuar nga përmbytjet në Uellsin e Ri Jugor ndërsa shiu i madh vazhdon të godasë bregun lindor.

Ditët e përmbytjeve të rrëmbyeshme kanë bërë që lumenjtë dhe digat të dalin nga shtrati rreth Sidneyt – kryeqyteti i shtetit – dhe në Queensland në jug-lindje.

Zyrtarët thonë se “ngjarja që ndodh një herë në 50 vjet” mund të vazhdojë gjatë gjithë javës dhe i ka bërë thirrje popullit që të tregojë kujdes.

Kryeministri Scott Morrison ka ofruar fonde pë rata që janë detyruar të evauukohen, transmeton Klan Kosova.

Kryetari i Uellsit të ri Jugor, Gladys Berejiklian, ka thënë se nuk është raportuar asnjë vdekje duke e përshkruar një mrekulli atë që e kanë kaluar.

Megjithatë, ka pasur dëme të mëdha në zonat e prekura ku banojnë rreth 1/3 e 25 milionë banorëve të Australisë.

Të ngjashme