Mike Pence shfaqet pa maskë virusi në spital

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence, ka vizituar një spital të lartë amerikan, por pa veshur maskë, pavarësisht rregullave të vet qendrës mjekësore që vizitorët duhet të veshin pajisjet personale mbrojtëse.

Pence dukej se ishte personi i vetëm i pranishëm pa mbulesë të fytyrës në Klinikën Mayo në Minesota.

Në një cicërimë të fshirë më pas, klinika tha se nënkryetari ishte njoftuar paraprakisht për politikën e saj që kërkon posedimin e maskës.

Pence drejton grupin e taskforcës rreth koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë.

Ai mbrojti vendimin e tij si të nevojshme për të takuar stafin dhe pacientët./kk

Të ngjashme