Mikes & Pasqyrë

Prishtinë | 11 Maj 2023 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Mimoza Zymeri)

MIKES

Mallin që kam për ty
nuk e shëruen as vitet
tetë vite iken shpejtë
por në mua rri e njëjta dhimbje.

Çdo natë kur mbyllë sytë
m’shfaqet ftyra jote
t’lutem t’rrish dhe pak
të të shoh sa shumë kam mall.

Ah sa shumë të desha
sa që as vitet nuk ma zbehen dot dhimbjen
lutem t’jesh mirë atje
e mos ta ndiesh ma dhimbjen.

Çast e orë të ndjej
ti për mua nuk ke vdekur
kohën do ktheja mbrapsht
të të shihja dhe njëherë të buzëqeshne kam mall.

PASQYRË

Kisha frikë nga ti
që në fëmijëri
frikë të shihja veten
në një copë pasqyre.

Më thanë se është mëkat
ta shihja veten shpesh
këtë e dëgjoja nga ata
që veten nuk ditën me e deshtë.

Fillova të të doja
n’momentin kur të buzëqesha
befas kuptova
se kështu është ‘dhe jeta.

Jeta është vetë pasqyrë
ndaj i flisni fjalë të mira
çdo t’mirë e t’keqe që shohim tek tjetri
atë e kemi te vetja.

Pasqyrë janë gjithë njerëzit
ku ne shohim veten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme