Mikullovci fillon seancën, mungojnë deputetët e PDK-së e AAK-së

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 10:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën udhëheqjen e deputetit më të vjetër nga radhët e Vetëvendosjes, Adem Mikullovcit ka filluar seanca e parë e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci kërkoi nga administrata e Kuvendit detaje se ku kanë mbetur deputetët e koalicionit PAN, të cilën nuk kanë shkuar ende në sallën e Kuvendit.

“Janë fituesit e zgjedhjeve, andaj kish qenë korrekte që ta dimë se ku janë”, tha Mikullovci.

Të pranishëm në sallë nga koalicioni PAN janë vetëm deputetët e Nismës. Mikullovci ai ka recituar një vjershë të Azem Shkrelit.

Këto janë vargjet që recitoi Mikullovci:
Sa here shihem me veten time
ne pasqyre
sy me sy
nuk di a ka duhet me ba?…
Me e puth a me e pshty…

Të ngjashme