Milaim Zeka për ‘non-paper’: Mbane mend mirë, edhe Kurti dhe të gjithë ne kemi me lypë Thaçin për dialog

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka, ka reaguar pas publikimit të një dokumenti mbrëmë e që pretendohej se është “non-paper” i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, “si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zeka ka thënë se edhe Albin Kurti do ta kërkojë ish-presdentin Thaçi për dialog me Serbinë, shkruan Reporteri.net.

“Mbane mend mire: Ka me ardhe nje dite qe te gjithe kemi me lyp Hashim Thaçin per dialog. Thaçi ka bere shume gabime ne politiken e brendeshme, po kurr nuk ka gabuar ne raport me Serbine dhe perendimin. Flasim. Kendej jemi…”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu Zeka konsideron se të gjitha këto dokumente të publikuara janë secila më e keqe për ardhmërinë e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, Thaçi ka gabuar kur i bëri publike idetë për shkëmbimin e territoreve, në vend që siç thotë Zeka të flitej hapur për këtë mundësi historike dhe të mbrohej me çdo kusht ky variant.

“Hashim Thaçi, jo qe kishte negociuar te gjitha kobet e mundeshme per Kosoven, po i kishte refuzuar ato, dhe ne fund kishte arritur me marre garanci nderkombetare, dhe mbeshtetje amerikane qe Leshaku, Leposaviqi, dhe Zubin Potoku te shkonin andej kah kane qene gjithmone, pra me Serbi, ndersa te bashkohej Mitrovica, te merreshin fshatrat shqipetare, dhe te merrnin po aqe teritor nga Presheva, Medvegja, dhe Bujanovci. Gabimi me i madh politik i Hashim Thaçit ishte se keto ide i plasoi ne publik permes Baton Haxhiut dhe disa sateliteve ne Tirane, ne vend qe te flitej hapur per kete mundesi historike, edhe te mbrohej me çdo kusht ky variant.”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Ndryshe, dokumenti të cilin e ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net”, thekson se veriu i vendit duhet të jetë një Rajon Autonom dhe po ashtu në këtë letër theksohet edhe krijimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Në këtë dokument theksohet Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse.

Distrikti Autonom i Kosovës Veriore, sipas këtij dokumenti do ta përfshijë territorin e qytezave të Zveçanit dhe 35 fshatrave të tij, Leposaviqit dhe 72 fshatrave të tij, Mitrovicës Veriore dhe zonave të ngjitura kadastrale dhe Zubin Potokut me 63 fshatrat e tij.

Ky është postimi i tij i plotë:

Edhe Albin Kurti ka me kerku Hashim Thaçin

Po çarkullojne lloj-lloj propozimesh e dokumenta konfidencial rreth nje marreveshje perfundimtare me Serbine. Seicili ma i keq se tjetri per Kosoven. Seicili me i kobshem se tjetri, per ardhmerine e shtetit te Kosoves.

Dje, Infokusi publikoi nje dokument gjermano-francez, ku perpos Asociacionit te Komunave Serbe, po na del nje autonomi per Veriun e Kosoves, ku perfshine 17 perqind te teritorit te Kosoves. Vdekje per ne. Vdekje per se gjalli.

Hashim Thaçi, jo qe kishte negociuar te gjitha kobet e mundeshme per Kosoven, po i kishte refuzuar ato, dhe ne fund kishte arritur me marre garanci nderkombetare, dhe mbeshtetje amerikane qe Leshaku, Leposaviqi, dhe Zubin Potoku te shkonin andej kah kane qene gjithmone, pra me Serbi, ndersa te bashkohej Mitrovica, te merreshin fshatrat shqipetare, dhe te merrnin po aqe teritor nga Presheva, Medvegja, dhe Bujanovci.

Gabimi me i madh politik i Hashim Thaçit ishte se keto ide i plasoi ne publik permes Baton Haxhiut dhe disa sateliteve ne Tirane, ne vend qe te flitej hapur per kete mundesi historike, edhe te mbrohej me çdo kusht ky variant.

Patriotat e shterrur ne tru, po sidomos ata te paguar nga Serbia dhe Rusia, e gozhduan Hashim Thaçin sikurse Jezu Krishtin. Filluan me sha e me felliqe ne te gjitha kanalet e mundeshme. Ata qe dje ishin kunder bombardimeve te NATO-s dhe Rambujese, sot ishin pro semundjes te pasherueshme te shtetit te Kosoves, i cili do vdes ngadal nga asociacioni, dhe autonomia serbe ne veri.

Keta patriotat e pordheve te kafeneve te felliqura, pasi te hane suxhuk te perzhitur me sabah, e nga dy vo te ziera, do ta bajne batare Serbine me nga nje pordhe te Ura Ibrit, e Evropes do i thone “ qe kjo Kurva Plake”, duke harruar qe historikisht ne kemi qene kurvat e verteta ne raport me vendin tone, po ma lehte ka qene, edhe eshte, me i thane dikujte tjeter. Edhe Evropa shume eshte merzitur nga sharjet e rrugaqerise tone, te tipave te Hysamedin Ferajve, i cili edhe per kritika te thjeshta ne drejtin te liderit te tij shpirteror, na quan “njereze te serbizuar”!

Mbane mend mire: Ka me ardhe nje dite qe te gjithe kemi me lyp Hashim Thaçin per dialog. Thaçi ka bere shume gabime ne politiken e brendeshme, po kurr nuk ka gabuar ne raport me Serbine dhe perendimin. Flasim. Kendej jemi…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme