Milan ka refuzuar ofertën e Barcelonës për transferimin e mesfushorit, Arda Turan.
Milan ka refuzuar mundësinë e transferimit të mesfushorit Arda Turan nga skuadra e Barcelonës.
Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” kanë hedhur poshtë ofertën nga Barcelona për angazhimin e yllit turk, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Milan nuk e konsideron Turanin si një përforcim të nevojshëm në ekipin e trajnerit Gennaro Gattuso.
Turan ka vendosur të largohet nga Barcelona në fillim të vitit 2018 pas hapësirës së kufizuar për lojë te skuadra e trajnerit Ernesto Valverde.
Së fundmi, ai ka zgjuar interesim edhe nga klubi turk, Besiktas.