Vincenzo Montella rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit të Milanit.
Trajneri italian, Vincenzo Montella nuk guxon të gaboj në ndeshjet e radhës nëse dëshiron të mbetet trajner i Milanit.
Sipas mediave italiane nëse Rossonerët nuk arrijnë rezultate pozitave në dy ndeshjet e radhës, ndaj Romës dhe Interit, Montella do të shkarkohet, shkruan Gazzetta dello Sport.
Kualifikimi në Ligën e Kampioneve është një objektiv i pazëvendësueshëm për pronarët kinezë të Milanit, të cilët shpenzuan mbi 200 milionë euro për përforcime.
Kandidat për ta marrë drejtimin e Milanit janë: Antonio Conte, Carlo Ancelotti, Paulo Sousa, Walter Mazzarri dhe Thomas Tuchel.