Milan është në bisedime me një përforcim të madh nga Bundesliga.
“Gianluca di Marzio” ka njoftuar se “Rossonerët” janë në kontakt me Bayer Leverkusenin në lidhje me transferimin e mesfushorit Hakan Calhanoglu.
Calhanoglu spekulohet se do të largohet nga Bayer Leverkusen por ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.
Kurse, klubi gjerman kërkon 30 milionë euro për shitjen e tij.
Milan shpreson ta mposht konkurrencën nga Premierliga duke e sjell Calhanoglun në Serie A.