Milan shënon fitore ndaj Bologna për të mbajtur gjallë shpresat për top katërshen

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 22:38 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Milanos ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A.

Lojtarët e Gennaro Gattuso kanë arritur që të fitojnë me rezultatin 2:1 kundër Empolit, shkruan lajmi.net.Rezultatin e këtij takimi e zhbllokuan ‘Rosonerët’, të cilët qysh në minutën e 37’ arritën të kalojnë në epërsi me anë të Suso.

Pjesa e parë u mbyll me golin e anësorit të Milanos dhe me tre kartona të verdh në dëm të Bolognas.Në pjesën e dytë, ishte Fabio Borini i cili shënoi golin e dytë për Milan, kur po luhej minuta e 67’ e ndeshjes.Vetëm pesë minuta më vonë, mysafirët u kundërpërgjigjen me anë të Mattia Destro, për të rihapur gjithçka, shkruan lajmi.net.

Për të bërë edhe më të vështirë situatën për skuadrën e Gattuso, ishte Lucas Paqueta i cili u ndëshkua me kartonin e kuq, në minutën e 75’.

Me këtë fitore Milan ngritët në pozitën e pestë, në kuotën e 59 pikëve aq sa ka edhe Roma.Bologna mbetet me 37 pikë, duke qëndruar me vetëm pesë pikë më shumë se skuadra që bije nga liga.

Të ngjashme