Milani ka shfaqur interesimin për mbrojtësin e Chelseas, Fikayo Tomori, i cili nuk po gjen hapësirë në “Stamford Bridge”.
Gazetari i njohur Italian, Fabrizio Romano raporton se “Rossonerët” janë të lidhur me një transferim të qendërmbrojtësit anglez.
Raporti thekson se Milani tashmë ka kontaktuar Chelsean dhe 23-vjeçari do ta pranonte një lëvizje në “San Siro”.
Tomori ka luajtur vetëm një herë në Premierligë këtë edicion dhe katër herë në përgjithësi në të gjitha kompeticionet.
Në tregun e transferimeve, Fikayo Tomori vlerësohet me 17 milionë euro, por ende nuk dihet se sa do t’i ofrojë ekipi italian për kartonin e tij.