Pasi zyrtarizoi dje Ricardo Rodriguezin, Milani raportohet se ka arritur marrëveshje edhe për një mbrojtës.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atalantas, Andrea Conti, për të cilën Di Marzio raporton se është arritur marrëveshje me lojtarin pas një takimi tre orësh.
Atalanta i ka dhënë leje Milanit që të mbajë takime me përfaqësuesit e lojtarit, përpara se të diskutohet çmimi i lojtarit, që pritet të jetë rreth 20 milionë euro.
23 vjeçari pati një sezon të shkëlqyer duke shënuar tetë gola dhe katër asiste në 33 paraqitje në Serie A në fanellën e Atalantas.
Milani deri më tani ka zyrtarizuar edhe Franck Kessien dhe Mateo Musacchion, përderisa Lazio ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për Keita Balde Diao dhe Lucas Biglian.