Askush nuk e priste, por në korrik të 2017-së në një miqësore kundër Bayern Munchen ai siguroi jo vetëm qëndrimin tek Milani, por edhe zemrat e tifozëve kuqezi.
Bëhet fjalë për talentin 20-vjeçar të Milanit, Patrick Cutrone, i cili gjatë këtij sezoni ka shpëtuar jo pak herë nderin e kuqezinjve, duke u kthyer në një idhull për tifozët e kësaj skuadre.
Sipas La Gazzetta dello Sport në këtë fund sezoni talenti italian do të firmosë një kontratë të vlefshme deri më 2023-shin, por ende nuk dihen detaje rreth kësaj kontrate.
Por teksa për Cutrone dashuria e tifozëve kuqezi ka ardhur gjithnjë duke u shtuar, e kundërta ka ndodhur me gardianin Gianluigi Donnarumma, i cili filloi të thyente zemrat e tyre që me kërkesat për largim nga agjenti i tij Mino Raiola një vit më parë.