Milani “blindon” yllin e skuadrës

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimoviqi dëshiron ta vazhdojë kontratën me Milanin. Sulmuesi suedez ka nisur bisedimet me klubin “kuqezi” tash e disa kohë.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit i kanë ofruar Ibrahimoviqit, kontratë një-vjeçare me pagë prej shtatë milion euro në sezon, kontratë që do të pranohet nga lojtari.

39-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me “Rossonerët”.

Këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 16 gola dhe dy asistime. Ai është pjesë e Milanit që nga viti 2020, kur u transferua nga LA Galaxy.

Të ngjashme