Milani është futur në garë për James Rodriguez e Real Madridit, duke bërë ofertë prej 40 milionë euro.
Mesfushori 25 vjeçar është duke e kërkuar largimin pasi në këtë vit ka luajtur vetëm 13 ndeshje si startues, por ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime.
Rossonerët janë duke të interesuar që ta mbajnë Gerard Deulofeu, por lojtari duket drejt largimit.
Sipas La Repubblica, Rodriguez mund të kushtojë mbi 40 milionë euro.
Tashëm bisedimet kanë filluar me agjentin e lojtarit Jorge Mendes.
Mendes e bindi edhe Porton që ta shes Andre Silvan nën 60 milionë euro sa e kishte klauzolën, gjë që do ta bëjë edhe me James Rodriguezin.