Milani e ka fituar derbin e xhiros së nëntë në Serie A, duke mposhtur Juventusin.
Në një ndeshje që dhuroi emocione të paharruara, Milan në “San Siro” mposhti 1:0 Juventusin e Massimiliano Allegrit.
Goli që përcaktoi fituesin e kësaj përballje, u shënua në minutën e 65’.
Ishte Locatelli që me një super-gol ia siguroi tre pikë Milanit. Pas kësaj fitoreje, Milani renditet në vendin e dytë me 19 pikë, dy më pak se Juventusi që kryeson me 21. Kjo ishte humbja e dytë e Juventusit këtë sezon, pas humbjes që kishte pësuar nga Interi.