Milani është duke u interesuar të transferojë mbrojtësin e majtë të Chelseat, Emerson, bën të ditur “Tuttosport”.
Emersoni ka pasur më tepër minutazhë te Chelsea së fundi, pasi Marcos Alonso është në një krizë të formës, transmeton Koha Ditore.
Mirëpo, Chelsea heziton të shesë mbrojtësin, pasi skuadra londineze nuk ka të drejtë të transferojë lojtarë në dy afatet kalimtare.
Nëse nuk i hiqet ky dënim, që ka marrë nga FIFA për thyerje të rregullave të lojtarëve të mitur, atëherë vështirë se do të lirojë Emersonin.