Roma e zgjedh Darmianin si zëvendësues të Emersonit

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 10:56 | Nga

Roma e ka zgjedhur anësorin e Manchester United, Matteo Darmian si zëvendësuesin e Emerson Palmierit.

Sipas Calciomercato.com, Monchi kishte thënë se nuk ka bisedime me Juventusin për Emersonin, ndërsa tani është duke menduar që të përfitojë nga lojtari, pasi për të ka paguar vetëm 4.5 milionë euro.

Giallorossët e kanë vënë nën shënjestër Darmianin, i cili është larguar dy vite më parë nga Serie A.

Italiani nuk po gjen hapësira nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke mbetur jashtë në dy nga tri ndeshjet e fundit

Roma do të tentojë ta marrë lojtarin si huazim me të drejt blerje.

Romakët janë të interesuar të bëjnë disa lëvizje në janar dhe Darmian mund të jetë një nga to.

Te Roma si startues po luan serbi Kolarov dhe kjo i ka zvogëluar hapësirat e Emerson që kërkon largimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme