Milani është duke u interesuar për të transferuar mesfushorin portugez të Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandes dhe mund të ofroj Andre Silvan si shkëmbim, bën të ditur “Tuttosport” të hënën.
Fernandes u kërkuar këtë verë nga skuadrat e Premier Leagues, Manchester United e Tottenham, por asnjëra nuk ishte e gatshme të paguante 70 milionë euro sa i kërkonte Sportingu.
Milani është duke u interesuar për të transferuar Fernandesin dhe pritet të ofrojë Andre Silvan në shkëmbim. Por, prapë “rossonerët” duhet të paguajnë edhe 40 milionë euro tjerë, pasi Silva vlerësohet 30 milionë euro.
Për të mbledhur atë shumë, Milani duhet të heq dorë nga transferimi i Angel Correas nga Atletico Madridi dhe po ashtu të shes spanjollin Suso.