Milani raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e Ivan Rakitiqit dhe Rodrigo de Paulit.
Sipas “Sport Mediaset”, starti i dobët i Milanit ka bërë që krerët të mendojnë për të ndryshuar skuadrën në afatin kalimtar të janarit.
Këtu mendohet që Franck Kessie do të largohet. Në raportim thuhet se Milani është i gatshëm të lirojë lojtarin nëse vjen një ofertë prej 25 milionë eurosh.
Me këto para, Milani mendon të transferojë Ivan Rakitiqin e Barcelonës dhe De Paulin e Udineses.