Milani është skuadra më aktive në afatin kalimtar të verës.
Kuqezinjtë kanë përforcuar skuadrën me 10 futbollistë ndërsa nuk mendojnë të ndalen me kaq.
“Rossonerët” kanë filluar bisedimet me sulmuesin kamerunas, Eric Choupo Moting.
28-vjeçari ka mbetur lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Schalken dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.
Agjenti i kamerunasit ka filluar bisedimet me krerët e klubit për të arritur një marrëveshje.
Moting kërkon një kontratë tri vjeçare nga Milani me pagë 2,5 milionë në vit dhe duket që këto kërkesa do të plotësohen.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet brenda kësaj jave.