Milani konfirmon dëshirën për rikthimin e Kakas në klub

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 16:28 | Nga

Milani ka konfirmuar se ata duan që Kaka të kthehet në klub, duke thënë se ai mund të jetë shumë i rëndësishëm për klubin në vitet e ardhshme.

Fassone zbuloi të martën se Kaka mund të ri-bashkohet me Milanin, jo si futbollistë, por në një rol tjetër në klub.

Klubi Rossoner ka bërë të qartë se ylli brazilian mund të ketë shumë i rëndësishëm për Milanin, si një figurë me rëndësi për projektin dhe strukturën e klubit në vitet e ardhshme.

“Pas vizitës së Kakas në Casa Milan dhe takimit të tij me Marco Fassone nëntorin e kaluar, bordi i Rossonerëve ende nuk është kthyer në adresimin e kësaj çështjeje, e cila është shumë afër zemrës së tifozëve tanë”, shkruhet fillimisht në komunikatën e Milanit.

“Para Milan-Austria Vienna, Ricky ende nuk kishte njoftuar lamtumirën e tij për futbollin e luajtur, e cila ndodhi vetëm pak ditë më parë”.

“Kaka mund të jetë shumë i rëndësishëm, jo vetëm si një ‘flamur’ për klubin, por mbi të gjitha si një figurë me rëndësi për projektin dhe strukturën e Milanit në vitet e ardhshme”.

“Ai ka një vendim shumë të rëndësishëm për të bërë”, përmbyllet deklarata në faqen zyrtare të klubit kuqezi.

Ndryshe, Kaka mori vendim për tu pensionuar disa ditë më parë, teksa në të kaluarën ka fituar shumë trofe me San Paolon, Milanin dhe Real Madridin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme