Skuadra italiane Milan po mendon ta përforcojë repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të verës.
Synimi i ri i Milanezëve është argjentinasi, Mateo Musacchio që është kërkuar edhe më parë.
Sipas medieve italiane trajneri Vincenzo Montella ka kërkuar nga drejtuesit e klubit me çdo kusht transferimin e Musacchios.
Për ta transferuar 26-vjeçarin në “San Siro”, Milan është e gatshme të shpenzojë rreth 25 milionë euro.
Kujtojmë që Musacchio ka kontratë me ‘Nëndetësen e verdhë’ deri në qershor të vitit 2018.