Milani dhe Genoa kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Rossonerët janë nikoqir të Genoas në takimin e vlefshëm për javën e 26-të, ndeshje që do të luhet pa tifozë shkaku i coronavirusit.
Ekipi i Stefano Piolit është në formë të qëndrueshme së fundmi dhe synon fitore në shtëpi për t’iu afruar sa më shumë vendeve që dërgojnë në Evropë.
Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë në formë të mirë dhe presin rezultat pozitiv nga ky udhëtim për t’i ikur zonës së rrezikut.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me ekipet më të mirë të mundshme.
Milan: Begovic; Conti, Gabbia, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Rebic, Ibrahimovic
Genoa: Perin; Biraschi, Romero, Soumaoro, Masiello; Cassata, Behrami, Schone, Criscito; Pandev, Sanabria