Sulmuesi i talentuar portugez, Andre Silva duket se do të largohet në fund të edicionit nga Milani.
Silva u transferua në Milan me shumë bujë pasi klubi italian pagoi 38 milionë euro te Porto për të.
Por ai ka dështuar të tregojë vlerat e tij duke qëndruar më shumë në bankën rezervë.
Rossonerët besojnë tek ylli i tyre i ri por fillimisht po duan ta dërgojnë në huazim për të fituar përvojë.
Skuadra favorite për huazimin e lojtarit mbetet Wolverhampton Wanderers që ditë më parë ka siguruar rikthimin në Ligën Premier.
Wolves kanë në radhët e veta shumë lojtarë portugez dhe Silva mendohet se do të përshtatej mirë aty.
Gjithsesi mediat italiane dhe ato angleze më parë kanë raportuar se edhe Arsenali mbetet e interesuar për Silvan.
22-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola në Serie A nga 23 ndeshje të luajtura, ndërsa në Ligën e Evropës ka shënuar tetë gola.