Milani është mposhtur në shtëpi nga Genoa me rezultat 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Rossonerët janë befasuar në San Siro duke u mposhtur nga Genoa në stadiumin e zbrazur shkaku i përhapjes së madhe të coronavirusit në Itali.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me loje më të mirë të Milanit për një nuancë, por ishin mysafirët ata të cilët arritën të shënojnë dy gola.
Goli i parë u shënua nga veterani Goran Pandev (7’), i cili shënoi për 0-1, ndërsa Francesco Cassata (41’) qoi epërsinë në 0-1.
Në pjesën e dytë, Milani arriti ta rris nivelin e lojës dhe rasteve duke krijuar më shumë, derisa gjeti edhe një gol të pamjaftueshëm.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 77-të dhe ishte ylli suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi për 1-2 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.
Pas kësaj humbje, Rossonerët e shohin veten në pozitën e shtatë me 36 pikë, ndërsa Genoa renditet e 17-ta me 25 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Milani udhëton te Lecce, ndërsa Genoa e pret Parman.