Milani ofron Baccan për Zazan

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 12:36 | Nga

Milani mund të përdorë interesin e Valencias në Carlos Baccan për të arritur një marrëveshje për sjelljen e Simone Zazas në San Siro, raportojnë mediat në Itali dhe Spanjë.

Bacca kaloi sezonin me huazim te Villarreali, por Nëndetësja e Verdhë nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 15.5 milionë eurosh.

Sulmuesi kolumbian nuk dëshiron të kthehet te Rossonerët dhe ndjenja është e ndërsjellë edhe nga Milani.

Por, drejtuesit e klubit nga San Siro mund ta përdorin Baccan si pjesë e marrëveshjeve të tjera të transferimeve.

Sipas mediumit Calciomercato.com, Valencia është e interesuar në Baccan dhe mund të jetë e përgatitur për ta marrë atë në këmbim të Zazas për në Milano.

Mediumi Superdeporte në Spanjë dhe La Gazzetta dello Sport gjithashtu ushqejnë spekulime ekzistuese rreth përpjekjes së Milanit për të sjellë Zazan në Serie A.

Bacca shënoi 18 gola dhe bëri shtatë asistime në 43 ndeshje konkurruese për Villarrealin këtë sezon, por në shtator mbush 32 vjet, dhe koha po mbaron për të gjetur një klub të përshtatshëm.

Simone Zaza do të jetë 27 vjeç muajin e ardhshëm dhe do kishte sezoni e tij më të mirë në Valencia me 13 gola në ligë, por fundi i sezonit e gjeti atë në bankën e rezervistëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme