Milani është takuar me agjentët e mesfushorit Cesc Fabregas të hënën, sipas raportimeve në mediat italiane.
Në raportime theksohet se Milani i ka ofruar spanjollit kontratë dy vjeç e gjysmë.
Ai do të jetë lojtar në fund të sezonit aktual dhe pritet të largohet gjatë janarit drejt një skuadre të re, përcjell Koha.
Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, ka paralajmëruar se kishte “një ide” për transferimin e mesfushorit, ndërsa tani “MilanNews” raporton se klubi është takuar me agjentët e lojtarit sot.
Edhe pse ka diferencë të madhe në kërkesat mes dy palëve, të dyja janë të vendosura për të arritur një marrëveshje.