AC Milan do të jetë pa mesfushorin turk, Hakan Calhanoglu në sfidën e radhës në Serie A kundër Beneventos, raportojnë mediat italiane.
Raportohet se ai ka një pezmatim në gjurin e tij, transmeton Koha.net.
Përderisa kishte frikë se ai ka dëmtuar ligamentet dhe mund të mungonte disa javë, Sky raporton se situata është shumë më optimiste për rikthimin e tij në fushë.
Calhanoglu pritet të mungojë ndaj Beneventos, por që mund të paraqitet në sfidën ndaj Bolognas.