Miliona euro për paga politike

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 10:56 | Nga

Në fund të vitit 2015, sipas një raporti të Auditorit të Përgjithshëm të publikuar ditë më parë, shihet se në të gjitha komunat e Kosovës kanë qenë të punësuar 1 029 punëtorë me kontrata mbi vepër, për pagat e të cilëve janë shpenzuar rreth 1.7 milion euro.

Shuma të mëdha parash të buxhetit të shtetit, edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për punëtorë të punësuar me kontrata mbi vepër, thuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

Në një raport të Auditorit të Përgjithshëm, thuhet se në fund të vitit që lamë pas në gjithë komunat e Kosovës me kontratë mbi vepër kanë qenë të punësuar 1 029 punëtorë, për pagat e të cilëve janë shpenzuar hiç më pak se 1 milion e 659 mijë euro.

Bazuar në raportin e Auditorit, shihet se Komuna e Prishtinës prin me numër të të punësuarve me kontrata mbi vepër, ku në fund të vitit 2015 në këtë mënyrë i kanë pasur të punësuar 276 punëtorë, shkruan Zëri.

Pas Prishtinës, prin Komuna e Gjilanit me 126 punëtorë, Komuna e Prizrenit me 119 punëtorë, Komuna e Pejës me 67 punëtorë, Komuna e Ferizajt me 52 punëtorë, Komuna e Gjakovës me 46 punëtorë, Komuna e Suharekës me 37 punëtorë, Komuna e Rahovecit me 36 punëtorë, Komuna e Podujevës me 33 punëtorë, Komuna e Obiliqit me 32 punëtorë, ndërkaq komunat tjera kanë numër më të vogël të të punësuarve në këtë mënyrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme