Miliona punëtorë imigrantë mbesin të bllokuar në Indi shkaku i pandemisë

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Miliona punëtorë kanë mbetur të papunë dhe i kanë humbur të ardhurat në Indi që nga 24 marsi, kur vendi u fut në karantinë. Shumë prej tyre nuk patën zgjidhje tjetër përpos kthimit në shtëpi, por as kjo nuk ishte e mundur për shkak të ndërprerjes së transportit.

Shumë punëtorë kanë zgjedhur të udhëtojnë në këmbë në temperatura të larta për qindra kilometra me qëllimin që të arrijnë në shtëpi. Disa të tjerë kanë kërkuar strehim në strehimoret qeveritare.

Të shtunën, së paku 23 punëtorë vdiqën në pjesën veriore të Indisë, kur një kamion me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion tjetër, që ishte ndalur anash autostradës, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Javën e kaluar, një tren e goditi një grup të punëtorëve të lodhur, të cilët i kishte zënë gjumi në hekurudhë përderisa ishin nisur për të shkuar në shtëpi, me ç’rast mbetën të vdekur 16 persona.

Sipas faqes “Ëorldometers”, India deri më tani i ka regjistruar 91,314 raste të infektimeve me Covid-19 dhe 2,897 viktima. Këto shifra janë të vogla në krahasim me numrin e madh të popullsisë dhe viktimat që janë shënuar në Evropë e ShBA.

Të ngjashme