Milioneri amerikan shtrohet në spital me COVID-19 pas dënimit me burgim të përjetshëm

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 06:31 | Nga Ekonomia Online

Milioneri amerikan Robert Durst, është shtruar në spital me COVID-19, vetëm disa ditë pasi ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Durst u shpall fajtor të enjten për vrasjen e shoqes së tij të ngushtë, Susan Berman në vitin 2000, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai e vrau shoqen për ta ndaluar atë që të fliste me policinë për zhdukjen e gruas së tij. Policia beson se ai vra edhe dy persona të tjerë.

Durst, i cili ka probleme të shumta mjekësore, është në ventilator, tha avokati i tij.

Ai ‘dukej më keq se sa e kisha parë ndonjëherë”, tha Dick DeGuerin për Los Angeles Times, transmeton Klankosova.tv.

Nuk dihet se ku po trajtohet 78-vjeçari.

Të ngjashme