Militao i shtohet listës së të lënduarve tek Reali

Prishtinë | 06 Sht 2024 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi nuk po kalon aspak momente të mira sa i përket lëndimeve me lojtarët.

Pasi humbi në fillim të sezonit Camavingan, Bellinghamin së fundmi edhe Ceballosin, një tjetër futbollist madrilen i shtohen listës së të lënduarve.
Bëhet fjalë për brazilianin, Eder Militao i cili ka pësuar një lëndim në muskul dhe pritet të mos jetë gati për sfidën ndaj Real Sociedadit.

Ai ishte në grumbullim me kombëtaren e Brazilit mirëpo pas lëndimit ai e la kampin stërvitor dhe tani pritet t’i kryejë testet mjekësore, për të kuptuar se sa do t’i mungojë “Los Blancove”.

Kujtojmë se Militao humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar pas lëndimit që pati me ligamentet e gjurit.

Të ngjashme