Drita Millaku, anëtarja e komisionit për Punë të Brendshme nga VV, mund të mos jetë më pjesë e këtij komisioni.
Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni ku u diskutua për zhvillimet e fundit të Inspektoratit Policor, ajo tha se është ndjerë e diskriminuar për shkak se sipas saj, ajo ka kërkuar fjalën e para, ndërkaq nuk i është dhënë.
“Kuvend burrash” e ka quajtur ajo këtë komision, raporton Ekonomia Online.
“E para kërkova fjalën dhe e fundit e mora fjalën si gjini femërore që nuk respektohet. Besa po e shikoj edhe mundësinë, a me qenë ende në këtë komision apo jo, sepse po me duket më shumë si Kuvend i burrave”, tha ajo.