Mimi Kodheli: Shqipëria vendi më i bukur për të jetuar të rinjtë, jashtë je robot

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Mimi Kodheli tregon nëse Shqipëria është një vend i mirë për të rinjtë dhe jep një mesazh të fortë

“Shqipëria është vendi më i bukur ku mund të rijnë e të jetojnë të rinjtë. Jashtë je një robot, punë, shtëpi dhe gjumë. Nuk ka kafe, miq dhe shokë, ka vetem punë. Cilësia e jetesës eshtë më e mirë apo shërbimet publike, por nuk gjeni një vend që ka një orë larg liqenin, një orë larg detin apo malin, një hap kafen apo shokun tuaj, nuk ka vend më të dashur se Shqiperia.  Ne kemi një mënyrë të jetuari që shumëçka nga bota perëndimore na rri ngushtë dhe ndryshe. Mendoj që ky është një vend që ja vlen mundi”, shprehet më tëj deputetja, raporton RTV Ora.

Ajo ka dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë:

“Unë mirëpres rebelimin e moshës se re, të qenit kundër opinonin të prinderve apo mosdakortësisë së prinderve. Kudo që shkoni derën e familjes e keni të hapur gjithmonë. Mund të mos keni dakortesi apo të largoheni nga familja për shumë arsye, por rikthimi në familje është gjëja më e bukur. Respektoni familjen sepse është shumë herë më e rëndësishme se dashuria”, përfundon Kodheli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme