Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila i është bashkuar listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda VV-së.
“Ju njoftojmë se kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila, tashmë është shkrirë në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje”, pohojnë burimet e njëjta brenda kësaj partie.
“Gazeta Blic” ka bërë përpjeke për ta konfirmuar një gjë të tillë nga vetë Kusari-Lila, por ajo nuk ka qenë e çasshme në thirrjet e redaksisë.